Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka sinqeritet në bashkimin e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.
Sipas tij, kjo është e pamoralshme dhe thjesht po i jep komoditetin Edi Ramës të qeverisë me gjithë gabimet e tij.
Siç tha dhe gazetari Shqipëria e vitit 2023 nuk ka opozitarizmin që duhet të ketë.
“Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është dramë dhe ne duhet ta kuptojmë që nuk është dramë vetëm e kësaj partie. Është dramë e opozitarizmit në Shqipëri. Shqipëria politike e vitit 2023 nuk ka opozitën që duhet dhe ky lloj shpartallimi thjesht ndihmon që qeverisja edhe pse bën shumë gabime të ndjehet komode. Jo vetëm që nuk është i moralshëm bashkimi i ashtuquajturve deputetëve nën drejtimin e zotit Bardhi, por është thjesht një tentativë për të bërë një kalkulim mekanik numrash ku aty nuk ka as sinqeritet, as dëshirë,” – u shpreh Qafoku.