Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli foli rreth faktorëve që kanë rritur dhe ulur konsumin e energjisë në verën e vitit 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania ai renditi 3 faktorë për secilin rast duke thënë se në këtë vit konsumi i energjisë është ulur.
Faktorët rritës të konsumit verë 2023:
28% më shumë turistë në krahasim me verën e vitit të kaluar
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave në planet
U rrit numri i kondicionerëve në familje, biznese dhe zyrat e shtetit
Faktorët ulës të konsumit verë 2023:
U rrit numri i bizneseve me panele diellore
U rrit numri i familjeve me panele diellore për ngrohjen e ujit
U ulën humbjet jo-teknike nga punonjësit e OSHEE-së
Ndërsa sa i takon fashës 800 kë/orë, Çoçoli u shpreh se mund të mos vendoset përsëri në këtë vjeshtë.
“Nga maji qeveria e përmendi njëherë se mund të kemi rrezikun për rivendosjen e fashës, ndoshta e përmendi për të na nxitur. Edhe vitin e kaluar u kursye 11% dhe ai gogoli që na dukej fasha 800, dhe është realisht, për xhepin e familjeve tona, që mendohej se do vihej nga 1 tetori i 2022-shit, nuk u vu sepse u arrit të kursehej,” – u shpreh eksperti.