Gripi dhe covid-19 do të jenë dy viruse që në bashkë-qarkullim do të na shoqërojnë përgjatë sezonit të dimrit. Ndërsa rastet me covid kanë ardhur në rritje, gripi ende nuk ka nisur qarkullimin e tij.
Gjatë një intervistë për Euronews Albania, përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit Rovena Daja thotë se për të mbrojtur popullatat në risk ministria e shëndetësisë ka siguruar një sasi vaksine antigrip.
Me të mbërritur vaksinat do të shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Po kush do të jenë kategoritë që jo vetëm duhet të injektojnë vaksinën e gripit por edhe do ta përfitojnë atë falas.
Paralel me vaksinën antigrip në të gjitha poliklinikat po aplikohen dozat përforcuese të vaksinës anticovid, e cila siguron mbrojtje nga varianteve omicron në qarkullim.