Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’, tha se në Shqipëria ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’.
Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës dhe 2 nga opozita.
‘Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita.
Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria!
A ka normalitet që të flitet për 'non grata'. I ke edhe ish-ministra edhe janë.’- tha Sula.