Parashikon fundin politik të non-gratës? Spartak Ngjela jep mesazhin e qartë për Berishën:

Shqipëria

Parashikon fundin politik të non-gratës? Spartak Ngjela jep mesazhin e qartë për Berishën:

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:04
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 24 shtator në Kukës, pas dorëheqjes së Safet Gjici, si kryetar i Bashkisë.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se Sali Berishën nuk e njeh asnjë, dhe KQZ e refuzoi, ndryshe nga Lulzim Basha që ka ende vulën e PD.

Ngjela tha se Berisha tashmë do të kandidojë nën siglën e Partisë së Lirisë.

“Ka një moment ligjor që është në favor të Bashës. Këta të tjerët nuk i njeh njeri si parti. Edhe KQZ e rrëzoi Berishën. Këta mund të zgjedhin një parti të re. Fakti që nuk e pranoi KQZ janë me partinë e Metës. Do shikojmë kush do të fitojë partia e Metës apo PD, në zgjedhje. Unë kisha përshtypjen që Rama do të tërhiqet në zgjedhjet në Kukës, ai vuri dhe do të fitojë”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat