Eugen Beci, ish-prokuror i krimeve të rënda, foli në lidhje me ndërhyrjen tek të dhënat e sistemit TIMS si dhe komentoi grupin e ri në policinë e shtetit.
Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, në një muaj nuk bëhesh dot drejtor pa mbaruar Akademinë e Sigurisë.
Këtë e tha bazuar te neni ’40 të ligjit të policisë së shtetit.
“Ka një nen që është neni ’40 në ligjin e policisë së shtetit, ku thuhet për pranime të veçanta për funksione specifike për të cilat nuk kanë njohuri të posaçme nga punonjësit që dalin nga Akademia e Sigurisë është një 3% që i lejohet Policisë së Shtetit, të marrë nga profesione të tjera për atë që quhet diploma e dytë. Neni thotë: Personi që shpallet fitues pranohet në këto funksione pas përfundimit të kualifikimit në Akademinë e Sigurisë dhe i jepet grada që i korrespondon me funksionin që do të emërohet. Nuk besoj që brenda një muaji ky personi të jetë bërë drejtuesi i parë, të ketë mbaruar kualifikimin në Akademinë e Sigurisë dhe pastaj të ketë pasur frymë për t’u marrë me Beckup”- tha ai.