Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan/ Gjykata i komunikon masën e arrestit, Bengasi: Kemi marrëdhënie të mirë

Shqipëria

Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan/ Gjykata i komunikon masën e arrestit, Bengasi: Kemi marrëdhënie të mirë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:17
Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan/ Gjykata i komunikon masën e arrestit, Bengasi: Kemi marrëdhënie të mirë, ju kanë…

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar sot masën e arrestit me burg avokatit Alban Bengasi, i cili u arrestua dy ditë më parë në Rinas ndërsa po kthehej nga Dubai.

Ndërsa sot ka dalë para gjykatës, Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar një vrarës për të ekzekutuar bashkëshorten, ka deklarua se nuk ka lidhje me akuzat dhe se me këtë të fundit kanë marrëdhënie normale, pavarësisht divorcit.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë.

Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtra të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrasje, dhe kurrsesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë, i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh. Edhe vetë ish-bashkëshortja Blerta Rruci kërkon që të pushohen  hetimet pranë SPAK ndaj Alban Bengasi, pasi ai s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat