Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme.
Nga burimet mësohet se përveç se do të konstituohet, Këshilli Kombëtar do të zgjidhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.
Sipas burimeve flitet që Enkelejd Alibeaj do të zëvendësoje Gazment Bardhin.
Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos dhe Flutura Açkës.