“Rilindja urbane u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro”, Hoxha: SPAK të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave!

Shqipëria

“Rilindja urbane u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro”, Hoxha: SPAK të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave!

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:51
Indrit Hoxha

Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Sali Berishës ka deklaruar se ‘rilindja’ urbane i ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro, ose e thënë ndryshe 5-fishi i aferës së incenratorëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hoxha i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë nga kryeministri Edi Rama.

“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetareve 2.2 miliard Euro, ku përfitues janë vetëm 5 kompani! 5-fishi i aferës se inceneratoreve! 5 firma morën nga xhepat e Shqiptareve 50% te buxhetit te shtetit!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet te kërkoje komision hetimor për ketë mega afere korruptive, nderkohë SPAK duhet te nisi menjëherë hetimet sesi u keqpërdoren taksat e qytetareve shqiptar me firmën e Edi Ramës!”, shkruan Hoxha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat