Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka pasur asnjë surprizë nga vendimet që u morën në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Sipas tij në këtë ristrukturim të Partisë Demokratike vihet re se nëse Lulzim Basha i djeshëm e kishte ndërtuar pushtetin e tij brenda PD-së mbi njerëz besnikë dhe njerëz afër kryetarit, sot ka një qasje të re të Bashës që e ndërton strukturën e partisë jo mbi besnikë të kryetarit, por mbi njerëz që janë besnik të një projekti politik.
“Lulzim Basha e bën këtë sipas meje sepse kur e ngriti pushtetin brenda PD-së mbi besnikë të kryetarit, koha tregoi se e tradhtuan.
Pra, nëse njerëzit janë besnik të kryetarit për interes atëherë për herë të parë që do iu dalë sipas tyre një opsion më i mirë do e tradhtojnë. Kemi një numër të konsiderueshëm anëtarësh të ish-kupolës së Partisë Demokratike të cilët e tradhtuan Lulzim Bashën,” – u shpreh Xhunga.