Ndryshe nga 14 maji ku në Kukës për kryetar të bashkisë kandiduan tre emra në rivotimet e 24 shtatorit në fletë do të jenë vetëm dy emra. Kryetari i KZAZ shprehet se brenda afatit kanë dorëzuar dokumentet Albert Halilaj në emër të partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit "Bashkë Fitojmë". Dosjet do të shtyrtohen nga 7 anëtarët e komisionit zonal e më tej do të vijohet me procedurat e renditjes në fletën e votimit
"Janë dorëzuar pranë KZAZ nr 11 në Kukës, dy palë dokumente, Partia Socialiste që kandidon me Halilajn dhe "Bashkë Fitojmë" me kandidat Vatën. Gjatë 24 orësh kemi verifikimin e dokumenteve dhe pastaj regjistrimin e kandidatëve", tha kreu i KZAZ Kukës.
Kzaz do të përbëhet nga 7 anëtarë ku 4 janë të PS, dy të partisë së Lirisë dhe 1 të PD së drejtuar nga Lulzim Basha.
Në 14 maj zgjedhjet i fitoi Safet Gjici përball Admir Sinamatit të bashkë fitojmë dhe Abedin Oruçit të PEISH. Vetëm një muaj më pas Gjici u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me shtetasen Alma.K.