Vlora ishte një nga qytetet bregdetare që pati numrin më të madh të vizitorëve këtë sezon turistik.
Por ky fluks i madh, sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë në këtë qytet, Arben Breshani nxori dhe disa problematika të vogla në sektorin e turizmit.
“Nxori në pah përgatitjen tonë jo shumë të lartë. Mungesë në shtretërit turistik. Të kemi sa më shumë investime në këtë fushë”, thotë Arben Breshani, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Suksesin e këtij sezoni turistik, Breshani e cilëson një sinjal pozitiv. Kjo pasi turistët tashmë kanë rritur kërkesat dhe për blerjen e apartamenteve.
“Të gjitha apartamentet janë shitur”, thotë Breshani.
Investitorët kërkojnë më shumë investime në fushën e turizmit pasi me përfundimin e ndërtimit të aeroportit, fluksi I turistëve do të rritet akoma dhe më shumë.