Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Hambar të Fierit.
Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë në terren për të shuar flakët.
Por era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Për këtë arsye, ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.