Psikiatrja Denisa Hoxha tha se Shqipëria është shumë e shtrenjtë për të kaluar pushimet.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se për 10 ditë me pushime në Shqipëri ka harxhuar 3 mijë euro.
Sipas saj, pushimet në Shqipëri i kanë kushtuar dyfish nga pushimet në Dubai.
“10 ditë në jug në Shqipëri shkon deri në 3 mijë. Pa tre mijë euro nuk ia del dot. Në Shqipëri është dyfish i Dubait. Hotelet në Shqipëri kushtojnë edhe pse nuk të ofrojnë ushqim. Ky është realiteti shqiptar”- tha Hoxha.