Një 20 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap me armë zjarri.
Policia njofton se arrestimi i të riut u bë i mundur pas informacioneve se ky shtetas po lëvizte në fshatin Qukës me kallashnikov.
Nga kontrolli në çantë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin luftarak.
20 vjeçari përballet me veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.