Një zjarr i madh ka përfshirë të hënën fshatin Livinë, në bashkinë e Finiqit.
Korrespondentja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, bëri me dije se era e madhe ka bërë që flakët t’i drejtohen qendrës së fshatit.
Tre banesa janë përfshirë pjesërisht nga flakët.
Zjarrfikëset po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve nga toka dhe nga ajri si edhe për të mos lejuar përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të fshatit.