Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në fshatin Dars të Bashkisë së Klosit.
Flakët kanë përfshirë një masiv me dyshqe lisi dhe ndodhen shumë pak metra larg banesave.
Përhapja e flakëve po favorizohet nga era, ndërsa mësohet se është e vështirë ndërhyrja me mjet zjarrfikës.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në këtë masiv me dushqe, ndërsa duhet thënë se vera që lamë pas ka shënuar numrin dhe dëmet më të vogla të viteve të fundit nga rënia e zjarreve në masivet pyjore të larta dhe të ulta.