Është hapur segmenti rrugorë që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë- Kamëz me Rinasin në Shqipëri.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje të reja nga hapja e këtij segmenti rrugorë.
Sipas Ramës, kjo rrugë i jep akses të ri mjeteve pranë Aeroportit ‘Nënë Tereza”.
“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza” Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit”, ka shkruar Rama.