Vodhi një çantë me para dhe dokumente në një makinë në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëria

Vodhi një çantë me para dhe dokumente në një makinë në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 46-vjeçar nga Fier është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me një sasi të konsiderueshme parash dhe dokumente, në një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më datën 9 shtator në rrugën “Butrinti” Saradanë, ku shtetasi E.V vodhi 450 mijë lekë të reja, 2 mijë euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë.

Për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat