Investimet në infrastrukturë, përmirësimi i programit të formimit për leje drejtimi dhe shtimi i kontrolleve në akset rrugore ka ulur numrin e aksidenteve në rrugë me 32 %, në 5 vitet e fundit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën të ditur se përgjatë kësaj periudhe u shënua gjithashtu edhe një ulje me 36% e aksidente rrugore të shkaktuara nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç.
“Nga 967 aksidente të shkaktuara në 7-mujorin e vitit 2022, në periudhën janar-korrik të këtij viti u regjistruan 653 aksidente”, bën të ditur DPSHTRR.
Rënie me 31 % shënoi edhe numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente dhe me 5 % numri i viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore.