Maliq/ “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të lënduar

Shqipëria

Maliq/ “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të lënduar

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Pasditen e sotme në aksin Korçë – Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq një shtetas duke drejtuar një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, të tre pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, një shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit, 46 vjeç, 23 vjeç dhe, 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat