Operacion antidrogë, qindra urdhërarreste në Tiranë dhe qytete të tjera: Zbulohet droga që vinte me postë

Shqipëria

Operacion antidrogë, qindra urdhërarreste në Tiranë dhe qytete të tjera: Zbulohet droga që vinte me postë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet këtë të enjte në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Burime për Klan News bëjnë të ditur se Prokuroria e Tiranës ka firmosur të paktën 112 urdhërarreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 70 prej tyre. Ndërsa në total raportohet se janë lëshuar mbi 200 urdhërarreste në të gjithë vendin.

Po ashtu, deri në këto momente, raportohet të jenë sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Ndërkohë gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.Burimet thonë gjithashtu se janë kapur qindra doza kanabisi dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash, si dhe armë zjarri. Në këtë veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mësohet se ka edhe vajza të përfshira.

Përveç Tiranës, operacioni është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Durrës, Korçë, etj.

Në Durrës deri më tani raportohet për të paktën 20 të arrestuar, në Korçë të paktën 18 dhe 7 në Elbasan.

Hetimet për rastin kanë nisur afro 6 muaj më parë. Autoritetet mësohet se e kanë dokumentuar këtë aktivitet kriminal me përgjime, duke i mbajtur në vëzhgim anëtarët dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat