Gazetarja zbulon detaje nga megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar: Mes tyre, një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar

Shqipëria

Gazetarja zbulon detaje nga megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar: Mes tyre, një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë pas megaoperacionit antidrogë “Tempulli” të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku në pranga ranë mbi 200 persona në të gjithë Shqipërinë.

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Open” në News24 ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë edhe një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç.

Sipas saj, ky operacion ka goditur kryesisht shpërndarësit e drogës, po jo përgjegjësit kryesorë të trafiqeve.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”. u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat