Kapet në Tiranë i shumëkërkuari, i dënuar me burgim të përjetshëm

Shqipëria

Kapet në Tiranë i shumëkërkuari, i dënuar me burgim të përjetshëm

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Një i shumëkërkuar është kapur nga Policia e Tiranës këtë të premte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje.

Eduart Kurti, 48 vjeç u arrestua në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit.

Në vitin 2012 ai ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat