Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bruce Berton.
Zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit bëri me dije se:
“Nikolla dhe ambasadori Berton diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, avancimin e reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi, vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes së veprimtarive të Kuvendit dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare”.
Gjithashtu dy zyrtarët nënvijëzuan se bashkëpunimi shumë i mirë dhe produktiv mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë do të vijojë.