Lëvizte me pistoletë në makinë/ Kapet 28 vjeçari nga Mamurrasi, tentoi ta hidhte sapo pa policinë

Shqipëria

Lëvizte me pistoletë në makinë/ Kapet 28 vjeçari nga Mamurrasi, tentoi ta hidhte sapo pa policinë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Mësohet se ndalimi i tij u bë i mundur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, pasi policia sinjalizoi automjetin me të cilin udhëtonte që të ndalonte.

Pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, i riu ka hedhur nga dritarja e mjetit një pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Nga të dhënat, rezultoi se 28 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Sakaq, 4 pasagjerët në makinë u proceduan për moskallëzim krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat