Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbi jetën efektivi i policisë në Mirditë Gëzim Lazri.
Bëhet e ditur se 56 vjeçari i cili po udhëtont me “Benz” u përplas nga një mjet tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F
Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë siç bëjnë me dije blutë Lazri, po kthehej në shtëpi pas mbylljes së punës në momentin që ndodhi aksidenti që i mori jetën.