Policia Rrugore e Tiranës përgjatë gjithë ditë të premten ka kryer ka monitorime në autostradën Tiranë – Durrës.
Efektivët kanë ndaluar mjetet që ecnin me shpejtësi, por ndryshe nga rastet e tjera, nuk ka vendosur gjoba.
Në vend të ndëshkimeve, policia synonte të bënte ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke u treguar shoferëve për pasojat e aksidenteve të ndodhura për shkak të shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.