Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se ka ardhur koha që deputetët të cilët përkrahin Berishën, duhet të ndahen nga pjesa tjetër e deputetëve e demokratë.
“Unë mendoj se tani është momenti që hallka e fundit, ata deputetë që po i përdor Berisha dhe po i josh Edi Rama me oligarkët e tij për interesa të tyre, të bëjnë një ndarje të qartë”.
I pyetur nëse po paralajmërohet përjashtimi i tyre nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, Koduzi tha se “loja e deputetëve me dy karrige duhet të marrë fund, por nuk duhet ta quajmë përjashtim.
Sipas tij deputetët nuk mund ta quajnë vjeten pjesë të Partisë Demokratike e ndërkohë të mos njohin institucionet e saj por të njohin për kryetar Sali Berishën.
“Nuk është çështje përjashtimi. Nuk mund të flasësh në emër të PD-së dhe të njohësh për kryetar Sali Berishën. Loja me dy karrige që mbajnë këta deputetë duhet të marrë fund. Kush është në PD duhet të njohë institucionet.