Kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë nëntë personat e arrestuar në Elbasan.
Në kuadër të megaoperacionit kundër narkotikëve që u shtri në disa qytete.
Para trupit gjykues kanë dalë; Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.
Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.