Ky është një tjetër rast i përsëritur i dhunimit të kafshëve.
Ne e kemi trajtuar edhe më herët rastin e Tan Gjylës, 53-vjeçari nga Lushnja, i cili vrau kalin e tij në mënyrë makabre. Këtë herë ai ka dhunuar dhe torturuar qenin.
Policia e Lushnjës ka vënë nën hetim shtetasin në fjalë pasi është filmuar në një video duke përplasur qenin me pemën dhe duke e hedhur në shatërvan.
‘Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatërvanin me ujë’, – njofton policia.