Një 41-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim është kapur teksa ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille të Kavajës.
Në prangat e policisë ra Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar 41-vjeçarin me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.