Begaj takon me Presidentin e Konfederatës Zvicerane: Komuniteti shqiptar në Zvicër, urë lidhëse mes dy shteteve tona

Shqipëria

Begaj takon me Presidentin e Konfederatës Zvicerane: Komuniteti shqiptar në Zvicër, urë lidhëse mes dy shteteve tona

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:16
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj- Alain Berset

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona”, nënvizoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës falënderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor. 

Gjithashtu, ai shprehu falënderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat