Po kthehej nga Spanja, policia arreston 35-vjeçarin nga Lezha, i dënuar me 6 vite burgim për tentativë vrasje

Shqipëria

Po kthehej nga Spanja, policia arreston 35-vjeçarin nga Lezha, i dënuar me 6 vite burgim për tentativë vrasje

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje, ndalohet 35-vjeçari.

Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M.

35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat