Pamjet nga operacioni/ Kapen emigrantë të paligjshëm aziatikë në një shtëpi të braktisur në Lushnjë

Shqipëria

Pamjet nga operacioni/ Kapen emigrantë të paligjshëm aziatikë në një shtëpi të braktisur në Lushnjë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një operacion policor për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm është duke u zhvilluar në Lushnjë.

Rreth orës 13:00 forcat e policisë pranë fshatit Golem buzë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, kanë ndaluar 8 emigrantë të huaj aziatikë të cilët ishin strehuar në një shtëpi të braktisur.

Policia ka ndërhyrë në momentin kur pranë tyre është afruar makina për ti marrë një mjet tip “Benz”.

Sapo ka parë policin, personi i cili ka shkuar për t’i marrë ka tentuar të largohet me vrap por nuk ja ka dalë.

Ai është i njohur për policinë pasi ka qenë kontingjent i trafikimit të qenieve njerëzore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat