Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksky ka ndarë një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit.
Sakaq, Zelenksy ka treguar se është shumë mirënjohës ndaj vendit tonë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
“Sot u takova me @EdiRamaal për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, ka shkruar ai.