Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy vajza

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy vajza

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 10:40
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Lezhë-Shkodër.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se në aksident janë 2 makina dhe një kamper.

Burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosura dy vajza të reja, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Lezhës.

Sakaq, çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper, janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat