Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ka qenë vetë Lajçak i cili ka ndarë moment nga takimi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Lajçak u shpreh se vlerësoi qëndrimet e Begajt për rajonin dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në platfortmën X.
Very pleased to meet with 🇦🇱 President @BajramBegajAL. Appreciated his views on the region, the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and what’s next in the 🇪🇺 integration of the region. Looking forward to continuing our discussion. pic.twitter.com/7SqCGvh2NI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2023