Fermerët tregojnë prodhimet/ Panairi për produktet bio me bujqit e Peqinit

Shqipëria

Fermerët tregojnë prodhimet/ Panairi për produktet bio me bujqit e Peqinit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë në Peqin është organizuar Panairi agroturistik i cili synon të promovojë prodhimet bujqësore të fermerëve të zonës.

Disa dhjetëra fermerë morën pjesë në këtë organizim me shpresën e reklamimit të prodhimeve të tyre bio. Përpos prodhimeve tradicionale nuk munguan as kultura të veçanta si kivi apo patatja e ëmbël.

“Kjo është patate e ëmbël që tregtarët tanë e marrin nga jashtë, por un kam 4 vjet që merrem me eksperimentimin e saj dhe e kam futur në prodhim”-shprehet fermeri.

Me kodrat e mbuluara nga ullinjtë, zona e Peqinit njihet sidomos për prodhimin e vajit të ullirit i cili tashmë po eksportohet gjerësisht.

“Cilësia shumë e lartë, shumë e mirë”-shprehen ata.

Bashkia e Peqinit synon që panairin ta kthejë në traditë për tu ardhur në ndihmë fermerëve për një treg të sigurt shitje dhe çmime të kënaqshme.

Ne do ta kthejmë festë çdo herë se e Meriton kjo zonë dhe këta fermerë tjau bëjmë sa më të lehtë duke i promovuar produktet”-shprehet Bukurosh Maçi, kryetar i Bashkisë Peqin.

Përpos prodhimeve bujqësore kostumet tradicionale dhe punimet e dorës së zonjave të Peqinit i dhanë një pamje edhe më të bukur këtij panairi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat