Bulqizë, aksidentohet rëndë teksa udhëtonte me biçikletë një 15-vjeçar në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Fushë Bulqizë.
Sipas policisë 15-vjeçari i cili ishte i shtrirë në rrugë fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rasti të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë ku kanë bërë të mundur dërgimin e 15- vjeçarit drejt spitalit të Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë.
Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Traumës me helikopter pasi gjendja e 15 vjeçarit ishte e rënduar.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë.