Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar sot në Nju-Jork mbretin e Jordanisë, Abdullah i II.
Begaj në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe se kanë shkëmbyer pikëpamje mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
“Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve
Dhe shkëmbyem pikëpamje mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Begaj.