Pas Fierit, flakët kanë përfshirë edhe Vlorën.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se në zonën mbi fshatin Radhimë, në afërsi të By Passit, një zjarr me përmasa të mëdha po përhapet me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë që rreh malin e Shashicës.
Zjarri vijon të djegë pyje me pemë dhe me shkurre i ndihmuar nga era që fryn nga jugu, por edhe temperaturat e larta.
Policia dhe zjarrëfiksit ndodhen në vendngjarje. Forcat zjarrfikëse po mundohen te izolojnë flakët, por terreni shumë i vështirë e bënë misionin e tyre pothuajse të pamundur.