Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.
Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkaq, Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.