Natë zjarresh e shtuna e 23 shtatorit. Pas luftës me flakët nga ana e zjarrfikëseve është aktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha në Darëzezë.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci, por edhe Dimal, nuk kanë mjaftuar për të shuar flakët e “ferrit” të cilat janë përhapur me shpejtësi nga era e fortë dhe pemët e pishave në pyll.
Situata në Darëzezë ka qëndruar problematike. Errësira, era e fortë, natyra e bimësisë, por edhe terreni i vështirë kanë vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve. Pavarësisht se është kërkuar ndërhyrje nga ajëri, me errësirën e natës para, u bë e pamundur ndërhyrja.
Vatër zjarri problematike mbetet edhe ajo në Ndernënas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive. Mesohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe në Patos ndërkohë që sipas informacioneve edhe në Drenovë Fushë në Mallakastër është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.