Krahas Fierit, situatë alarmante për shkak të zjarreve ka mbizotëruar edhe në Qarkun e Vlorës.
Në një bilanc paraprak, Prefektura e Qarkut Vlorë njofton gjendjen aktuale sa iu përket vatrave të zjarrit dhe shpërndarjen e forcave zjarrfikëse në terren.
Bashkia Vlorë:
– Vatra zjarri në Rradhim Nj. Adm Orikum mbi Bay Pass. Janë duke punuar 2 mjete dhe 6 efektivë.
– Vend depozitim mbetjeve po punon 1 mjet dhe 3 efektivë.
– 1 mjet dhe 3 efektivë janë në Patos.
Bashkia Selenicë:
– Vatra e zjarrit në Hysoverdh Nj Adm Kotë, janë duke punuar 1 mjet dhe 8 efektiv.
Bashkia Konispol:
– Vatra e zjarri në fushën e Vrinës Nj. Adm Xarrë, në Moçal janë duke punuar 1 mjet dhe 9 efektivë.