Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:33, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.