Është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Bashkisë së Kukësit
Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se në krahasim me muajin maj ku u mbajtën zgjedhjet vendore, sot pjesëmarrja ishte më e ulët.
Mësohet se kutive të votimit i janë drejtuar 19, 739 qytetarë (44,26%), ku kandidatë për Bashkinë Kukës janë Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.
Këtë herë kanë qenë 4 mijë votues më pak.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë procesit të votimit nuk ka pasur problematika.
Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin.
Aktualisht Gjici ndodhet në burg.