Tensione janë regjistruar në qendërimit të numërimit të votave në Kukës, pak para fillimit të numërimit të kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Disa vëzhgues të pa autorizuar nuk janë lejuar të qendrojne në ambientet e brendshme të VNV dhe për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e policisë.
Në qendrën e numërimit do të qëndrojnë vetëm ata vëzhgues të pajisur me autorizimin përkatës dhe brenda një numri të kufizuar për shkak të hapesirës së vogël të sallës.
Pas qetësimit të situatës numërimi ka nisur normalisht.
Në zgjedhjet e pjesshme në Kukës të mbajtura këtë të diel votuan 44.26 për qind e zgjedhësve. Shifër kjo më e ulët se zgjedhjet e 14 maji, rreth 4 mijë zgjedhës më pak.
Kujtojmë se në 14 maj fitues u shpall kandidati socialist Safet Gjici i cili u shkarkua pas marrjes së mandatit për shkak të një skandali seksual.
Kandidatët në garë janë, Albert Halilaj nga radhët e Partisë Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, teksa Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos dalë me një kandidat për këto zgjedhje të pjesshme.