Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Shqipëria

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat