Kanë mjaftuar pak minuta më reshje të dendura breshëri që Pogradeci të mbulohej i tëri me bardhësi aq sa të ngjante në një ditë dimri me reshje dëbore.
Trashësia e breshërit ka shkuar deri në 2-3 cm.
Duhet thënë se reshje të dendura breshëri ka patur dhe në qytetin e Korçës si dhe fshatra të juglindjes së vendit, kryesisht të fushës.
Specialistët e njësive administrative por dhe specialistë të bujqësisë janë në terren për të parë nëse breshëri ka shkaktuar dëme kryesisht në frutikulturë si dhe bimë e vona prashitëse.
Bëhet me dije se aktualisht nuk janë raportuar dëme por pritet një raport përfundimtar i specialistëve të fushës.
Krahas reshjeve të brsherit ka patur reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim në dy qytetet kryesore të juglindjes Korçë-Pogradec.